Përfitimet nga sistemet solare.

Përfitimet nga sistemet solare.

Ju mund të zbritni faturën mbi 90% çdo muaj, duke instaluar sistem fotovoltaik.
 
ÇKA PËRFITONI ME SISTEM SOLAR:
 
     
  
ULNI FATURAT NË MËNYRË DRASTIKE OSE ELIMINONI KOMPLET.
Pavarësisht se a jeni pronar shtëpie apo pronar biznesi, faturat e energjisë janë gjithmonë një barrë e madhe e shpenzimeve mujore. Me një sistem solar ju do të prodhoni energji elektrike falas për më shumë se 25 vite.
 
 
 
KTHIM I SHPEJTË I INVESTIMIT.
Sistemet solare nuk janë një shpenzim, ato janë mënyra më e mirë e investimit, me kthim më të mirë se sa investimet në aksione. Falë kursimeve të mëdha në faturat e energjisë kthimi në investim është në afatë shumë të shkurtë. 
 
 
 
 
 MBROJTJE NDAJ RRITJES SË TARIFAVE
Tarifat e energjisë gjithmonë kanë shkuar duke u rritur dhe do të vazhdojnë njëjtë, kështu duke ju krijuar shpenzime të pa planifikuara dhe të mëdha, vetëm viteve të fundit është një trend i rritjes mbi 5% në vitë. Instalimi i një sistemi solar ndihmon jashtëzakonisht shumë menaxhimin e shpenzimeve tuaja, duke ju lënë më shumë para në xhepin tuaj.

 
 
 
 RRITNI VLERËN E PRONËS
Nëse ju do të zgjidhni të merrni me qera apo të blini një shtëpi sigurisht që do të zgjidhni një shtëpi që nuk do të ketë fatura të energjisë elektrike.Shumë studime kanë konkluduar që një shtëpi e pajisur me sistem të energjisë solare ka vlerë më të madhe dhe shitet apo lëshohet me qera shumë më shpejt se sa shtëpitë pa energji solare. Edhe në rast se do të merrni kredi prona juaj do të vlerësohet më lartë.  


Sistemet që ESCO instalon, janë sisteme moderne të thjeshta dhe pa brenga shtesë për pronarët e shtëpive, sistemet fotovoltaike punojnë në mënyrë automatike dhe nuk ua kufizojnë asnjë aktivitet tuajin.
Ju ofrojnë përfitime përmes kursimit çdo muaj, në vend se të paguani tërë jetën fatura të energjisë elektrike paguani një herë sistemin fotovoltaik dhe tërë jetën kurseni. 
Për të instaluar sistem fotovoltaik ju nuk keni nevojë të modifikoni asgjë në shtëpinë tuaj, ju gjithashtu ato mund ti merrni sistemin përmes menyrave të financimit të cilat i mbuloni shumë thjeshtë përmes kursimeve që krijoni çdo muaj nga sistemi fotovoltaik.
 
 


 
 
 
 
Numri i telefonit: +38348635035
Adresa: Rr. Nene Tereza, kati III 50000 Gjakovë, Kosovë