Sistem Solar i lidhur në rrjet

Sistem Solar i lidhur në rrjet

ESCO ka aktivizuar sistemin e parë në Kosovë të lidhur në rrjet. Ky model ofron kursime deri 90% të faturës suaj mujore të energjisë, duke e hedhur prodhimin tuaj të tepërt në rrjet. Një sistem solar që prodhon energji elektrike, e që është i lidhur në rrjet do të thotë që ju përveq që konsumoni energji ju jeni edhe prodhues.
Ky model quhet ndryshe edhe "Impiant vetë-prodhues". 
Sisteme solare lidhen në rrjet në bazë të rregullës 11/2017 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.
Kjo rregull të cilën ne e kemi implementuar për herë të parë parasheh që: 
Pjesa e energjisë që prodhohet por nuk konsumohet nga ju, kthehet në rrjet dhe ju ZBRITET në faturën e energjisë elektrike.
Parime tjera të funksionimit të sistemit solar të lidhur në rrjet.
Sistemi on grid lidhet tek furnizimi i shtëpisë me energji elektrike dhe aq sa ka prodhim nga sistemi fotovoltaik do të konsumohet ndërsa pjesa tjetër mirret nga rrjeti.Nëse ju keni nevojë për më shumë energji se sa sistemi solar prodhon vetëm diferenca tërhiqet nga rrjeti. Ju mund të keni shumë pyetje ku shumicën e përgjigjeve mund ti gjeni duke klikuar këtu.



Numri i telefonit: +38348635035
Adresa: Rr. Nene Tereza, kati III 50000 Gjakovë, Kosovë