Çka është NET-METERING?
Çka është NET-METERING?
06.03.2020 | 19:32

Kompania ESCO merret me fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë.

ESCO është e specializuar për sisteme solare dhe përveç se ofron shumë shërbime, ESCO e ka edhe parimin NET-METERING që aplikohet tek të gjithë konsumatorët – qofshin ata shtëpiakë, industrialë apo komercialë.

ÇKA ËSHTË NET-METERING?

Net-Metering është koncept që aplikohet përmes rregullave ligjore. Fatmirësisht, një ligj i tillë tashmë ekziston edhe në Kosovë.

Net-Metering do të thotë se energjia e tepërt të cilën e prodhon sistemi solar kthehet në rrjet kur nuk ju duhet dhe, kësisoj, zbritet fatura e energjisë elektrike. Madje, të njëjtën sasi të energjisë mund ta merrni në një kohë tjetër kur ju keni nevojë për energji.

Konsumatorët që e instalojnë sistemin solar në objektin e tyre quhen prosumatorë (që do të thotë Prodhues dhe Konsumatorë).

Përmes rregullës ligjore që ekziston edhe në Kosovë, prosumatorit i lejohet që energjinë të cilën e prodhon nga panelet solare ta hedh në rrjet, ku furnitori (KEDS-i) është i obliguar ta marrë dhe atë sasi t’ia zbres në faturë prosumatorit.

Kjo është rregulla më e mirë dhe më bashkëkohore të cilën ESCO e ka implementuar e para.

Ja si duket aplikimi i Net-Metering për prosumatorin

Vlen të ceket se ESCO për pajisjet e sistemit solar ka garancion prej 7 deri në 25 vjet.

Numri i telefonit: +38348635035
Adresa: Rr. Nene Tereza, kati III 50000 Gjakovë, Kosovë