Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta

Energjia solare, do të jetë pjesë e pandarë e secilit konsumatorë të energjisë. Energjia solare, ju mbron nga rritja e faturave dhe ju ofron përfitime të vazhdueshme.
Energjia solare për prodhim të energjisë eletrike funksionon përmes paneleve fotovoltaike të cilët kur ekspozohen ndaj ndriçimit diellor lirojnë elektrone të cilat janë energji pastaj përmes paisjeve konvertuese në mund ta përdorim për konsumin tonë.
Zhvillimi i energjisë solare ka kaluar nëpër shumë sfida mirëpo sot inovacionet në teknologji, legjislacionet e duhura kanë bërë që të jetë e mundshme ta kemi në secilën shtëpi edhe në këtë mënyrë të kursejmë faturat duke prodhuar vetë energjisë që na duhet.
 

 
PYETJE TË SHPESHTA:
 
  •  Çka është dallimi mes paneleve solare dhe atyre fotovoltaike?
Panelet solare janë edhe panelet të cilat përdoren për të ngrohur ujin dhe ato nuk mund të prodhojnë energji elektrike, ndërsa panelet fotovoltaike janë të ndërtuara përmes celulave nga silikoni dhe janë të prodhuara vetëm për sistemet që prodhojnë energji elektrike.
 
  •  Qka përmban një sistem fotovoltaik (solar)?
Një sistem fotovoltaik ka këto komponente: 1. Panelet fotovoltaike që janë në formë të pllakave të xhamit që vendosen në kulmin apo tokën tuaj. 2. Inverteri është paisja konvertuese e rrymës direkte DC në atë alternative AC që ne e përdorim për çdo gjë në shtëpitë apo ndërtesat tona. 3.Paisje të ndryshme mbrojtëse si p.sh. siguresa, ndërprerësa etj. (Kjo është përbërja në pika të përgjithshme e një sistemi solar).
 
  •  Sa zë vend një sistem fotovoltaik?
 Madhësia e sistemit fotovoltaik, përcaktohet me kilowatt peak (kWp), për një kilowatt peak duhet hapësirë e kulmit rreth 5-8 m2. Për të ditur se sa kilowatt ju duhen për objektin tuaj, analizohet se sa energji konsumoni dhe percaktohet madhesia e sistemit fotovoltaik.
 
  • Si mund ta di konsumin tim të energjisë?
 Konsumin tuaj mujor mund ta shifni ne faturat tuaja te energjise ne te cilat e keni te ndare konsumin gjate dites dhe gjate nates, per me shume udhezime te faturave tuaja te energjise ju mund ti shihni ato online ne kete link: https://fatura.kesco-energy.com/auth/login.
 
  • Sa mund të jetë madhësi mesatare e sistemit fotovoltaik per një shtëpi? 
Në bazë të të dhënave të operatorit të furnizimit me energji mesatarja e konsumit për vitin 2018-2019 është 750 kilowatt orë në muaj ose 50 Euro në muaj.
 
  •  Sa duhet të jetë madhësia e sistemit fotovoltaik për këtë mesatare?
Për këtë mesatare një sistem fotovoltaik prej 4 kWp mund të mbulojë deri në 95% të këtyra faturave, mirëpo madhësia e sistemit varet prej disa faktorëve si: orientimi i kulmit, madhësia e kulmit, hijet nga pengesat, pozicioni gjeografik etj.
 
  • Sa kushton për të vendosur sistem fotovoltaik në objektin tim? 
 Çmimi gjithmonë varet nga kulmi, vendi, lloji kulmit etj. Për të përcaktuar çmimin duhet që një agjent i ESCO-s të vizitojë objektin tuaj dhe të përpiloj një ofertë për ju.
 
  •  A është sistemi i kthyeshëm?
Me çmimet dhe modelet që ofron ESCO, e që janë sistemet fotovoltaike më të avancuara dhe me prodhimin më të lartë, sistemi është më i kthyeshëm se sa mund të parashikoni, në sistemet fotovoltaike që kemi realizuar deri tani kthimet janë të jashtëzakonshme, kursim i faturave deri në 95%.
Ne ua kalkulojme kthimin e investimit për për sistemin që instaloni në studimin e fizibilitetit që është faza e ofertimit.
Është e pa shmangshme rritja e çmimit të energjisë elektrike, dhe në Kosovë parashihet që çmimet në 2 vitet e ardhshme të rriten deri në 4 herë më shumë, rrjedhimisht nëse ju instaloni sistem fotovoltaik ju do të jeni të mbrojtur nga kjo rritje, dhe sistemi juaj do të ju shpërblej në periudhë shumë të shkurtër. 
 
 
  •  A mund të kem energji nga sistemi solar edhe kur ndalet rryma nga rrjeti?
Varësisht se çfarë lloji të sistemit zgjidhni, sistemi fotovoltaik hibrid (me bateri) ju mundëson të keni energji edhe kur ka shkëputje nga rrjeti.
 
  • Cilat janë llojet e sistemeve fotovoltaike? 
Për më shumë klikoni në secilin lloj:
  •  Sa zgjate instalimi i sistemit fotovoltaik?
Varesisht nga madhesia e sistemit zgjate edhe instalimi, për shembull për një shtëpi të zakonshme mund të zgjase nga 2-5 ditë.
 
 
  • A duhet të modifikoj instalimet elektrike për të vendosur sistem fotovoltaik?
 Jo për vendosjen e sistemit fotovoltaik nuk ka nevojë të modifikohet instalimi elektrik i objektit tuaj, por thjesht objektit tuaj i shtohet burim i ri i energjisë.
 

NET METERING - Përfitimi nga ligjet me incentiva.
  • Çka është Net-Metering?
 Net metering është legjislacion, për të krijuar incentivë apo nxitje për instalimin e sistemeve fotovoltaike. Ligji Net-Metering është ai që i ka hapur rrugë në tërë botën energjisë solare. Ky ligj është nën fuçi edhe në Kosovë.
Kjo do të thotë se: Nëse një konsumator i tensionit të ulët dëshiron të instaloj sistem fotovoltaik atëherë ai ka të drejtë të kërkojë leje për lidhje në rrjet, me çrast energjia e tepërt e prodhuar nga sistemi fotovoltaik që ju nuk e përdorni nuk humb por kthehet në rrjet dhe për atë sasi të energjisë juve ju zbritet fatura e energjisë elektrike.
 
  • Çka ndodhë nëse mbrenda një muaji kam prodhuar më shumë nga sistemi solar se sa kam konsumuar? 
Këtë rast e rregullon ligji, atëherë bilanci negativ pra sasia e energjisë që keni prodhuar më shumë bartet në faturën e muajit të ardhshëm si bilanc negativ si (minus).
 
  • Si merret leja për këtë lidhje përmes NET-Metering?
Të gjitha procedurat për të përfituar nga kjo incentivë ligjore i kryejmë ne në ESCO me ekipin tonë profesional, juve ju mjafton të na kontraktoni, dhe të gjitha obligimet për këto leje mbulohen nga ne.
 
Numri i telefonit: +38345635035
Adresa: Rr. Nene Tereza, kati III 50000 Gjakovë, Kosovë